Studimet kanë treguar se rrjetet  sociale janë një nga format më rezultative për të përfituar sa më shumë të ardhura. Ndërmjet  angazhimit të biznesit në mediat sociale, njohja e aktivitetit dhe shërbimeve do të jetë shumë herë më e lartë se pritshmëritë .

Ja 5 arsyet se përse media sociale është e rëndësishme për çdo biznes:

#1: Mësoni më shumë rreth audiencës suaj dhe mënyrës se si të krijoni një audiencë të personalizuar

Të gjitha bizneset e suksesshme duhet të njohin audiencën e tyre. Ndërmjet rrjeteve sociale, njohja e audiencës së synuar  është më e lehtë se kurrë. Social Media ndihmon jo vetëm në targetimin e  audiencës, por gjithashtu mundëson njohjen e nevojave specifike të klientëve dhe përthithjen e tyre.

#2: Përmirësoni bashkëveprimin biznes-klient

Duke qenë se, mediat sociale funksionojnë në kohë reale, kjo ju jep mundësinë e qasjes së menjëhershme me reagimet e klientëve tuaj. Komunikimi dhe disponimi ndaj reagimeve të klientëve,  pozitive apo negative, ndihmon në rritjen e vlerësimit  të tyre ndaj biznesit.

#3: Rrisni përfitimet

Me përdorimin e rrjeteve sociale, gjetja e klientëve potencial bëhet gjithnjë e më e lehtë. Sipas studimeve të fundit, 55% e klientëve përfitohen ndërmjet medias sociale dhe promovimit të tyre.

#4: Promovoni  markën tuaj

Njohja me markën tuaj, në momentin që krijoni profilin tuaj të biznesit, është vetëm një “klikim” larg. Duke përdorur rrjetet sociale, marka juaj do të përhapet në shumë përdorues të rrjeteve sociale më të njohura, si facebook, instagram ose Linkedin.

#5: Studioni konkurruesit tuaj

Media Sociale nxit aspektin konkurrues. Sipas sondazheve, 25% e profileve të bizneseve hapen si rezultat i suksesit që kanë konkurruesit e tyre ndërmjet rrjeteve sociale. Një menaxhim i duhur sjell përfitime të menjëhershme për çdolloj biznesi.