Biznesi Online

CMR

Customer Managed Relationship

Sistemi i Menaxhimit të Klientëve

Personalizimi i biznesit është busulla e marketingut. Në mënyrë që bizneset të jenë totalisht autentike, është e domosdoshme të krijohet një ndërveprim i ngushtë me klientët. Teknologjia, zhvillimi i të dhënave, si dhe legjislacioni për të dhënat personale kërkojnë një qasje të re që definon marrëdhënien me klientin tuaj: Marrëdhëniet e menaxhuara nga klientët (Customer Managed Relations).

Çfarë ofron Sistemi i Menaxhimit të Klientëve:

CMR ofron strategji dhe teknologji për një shoqëri bashkëkohore, ku konsumatorët nuk janë më marrësit pasivë të marketingut, por partnerë aktivë të një marrëdhënie gjithnjë e më dinamike. Epoka teknologjike dhe zhvillimi i marketingut online ka vënë konsumatorët përballë një roli të transformuar: Bizneset, falë CRM, nuk i detyrojnë më konsumatorët, duke i shtyrë të zgjedhin, por i tërheqin ata ndërmjet nga zgjedhjeve, preferencave, dëshirave dhe kërkesave personale të tyre.

CMR ofron krijimin e një shkëmbimi vlerash mes biznesit dhe klientëve. Bëhet fjalë për ofrimin e zgjedhjes së vet konsumatorëve për zgjerimin dhe thellimin e marrëdhënieve të tyre me gjërat që e pasurojnë jetën e tyre. Kjo kërkon bashkëpunim ndërveprues nga ana e biznesit dhe strategji marketingu gjithnjë e më inovative.CMR është e ardhmja e marketingut të Botës së dominuar nga Epoka Dixhitale.