Hapat kryesorë për rritjen e ndjekësve në Median Sociale

► TË KUPTUARIT E AUDIENCËS

Gjëja e parë që duhet të identifikoni është audienca juaj e synuar. Faktorët më të rëndësishëm që duhen marrë parasysh janë:

Demografia:  mosha dhe gjinia e ndjekësve që synoni për biznesin tuaj

Formimi:  Përputhja e formimit të ndjekësve me profilin e biznesit tuaj

Gjeografia:  Përfshirja e ndjekësve më të favorshëm gjeografikisht

Gjeni klientët tuaj: Që të arrini ndjekjen tuaj ideale, së pari ju duhet të studioni ndjekësit që synoni. P.sh.: A kanë ata tendencë për të përdorur më shumë Facebook-un apo Instagram-in? Çfarë kërkojnë  më së shumti në internet? Ku dëshirojnë të shkojnë kur nuk janë në internet?

Kuptoni sjelljen e tyre blerëse:  A bëjnë blerje impulse? A kërkojnë referime? Ku e bëjnë hulumtimin e tyre për produktet / shërbimet? A blejnë në internet? Janë më të tërhequr për blerje nëse produkti përfshihet në  një ofertë speciale?

Bisedoni me klientët ekzistues: Si e gjetën kompaninë tuaj? Çfarë i bëri ata të zgjedhin ty? Pse qëndrojnë besnikë ndaj jush?

Gjithashtu ia vlen të kaloni kohë duke analizuar se çfarë po bëjnë konkurruesit tuaj në mediat sociale. Kush i ndjek ata? Çfarë postimesh bëjnë? Cili nga postimet  e tyre ka nivele të larta pëlqimesh e cili jo.

 

►KRIJIMI I PËRMBAJTJEVE TË VLEFSHME (CONTENT MARKETING)

Sipas statistikave, 77% e konsumatorëve blejnë produkte ose shërbime online, dhe mbi 66% prej tyre thonë se i referohen medias sociale kur bëjnë blerjeje. Kjo do të thotë se, duke postuar artikuj me materiale interesante dhe të angazhuara, biznesi juaj rritet në mënyrë të pabesueshme.

DUHET PASUR PARASYSH: Kur postoni në mediat sociale, duhet të dini se nuk është vendi ideal për pjesë të gjata teksti. Mediat sociale janë shumë vizuale dhe juve, zakonisht, ju duhen vetëm  disa sekonda për të tërhequr vëmendjen e dikujt dhe për t’i bërë ata të lëvizin drejt produktit ose shërbimit tuaj.

 

Përmbajtja  ideale për faqen e medias suaj sociale duhet të përfshijë:

Grafikë informues – Grafikët informues janë vizualisht tërheqës dhe tepër rezultativë,  kështu që, ata janë forma më e duhur për të plotësuar përmbajtjen e postimit tuaj.

Përmbajtje interaktive – Nëse përmbajtjen tuaj e shoqëroni me një imazh lëvizës, një animacion, një kuiz, një video ose një lojë, impresioni i klientit do të lidhet drejtpërdrejtë me produktin tuaj.

Imazhe – Statistikat tregojnë se postimet me imazhe marrin 53% më shumë klikime, 89% më shumë pëlqime dhe japin 97% më shumë rezultat.

 

►ANGAZHIMI MAKSIMAL

Angazhimi dhe përkushtimi në Median Sociale pasqyrohet te ndjekësit e tyre. Kur dikush reagon ndaj postimit tuaj, me komente ose mesazhe private, meriton përkushtim maksimal për kthimin e përgjigjes. Nëse neglizhoni punën tuaj me mediat sociale, biznesi nuk përfiton audiencën e synuar, dhe në mënyrë të tillë pëson rënie të reputacionit.

 

►PËRDORIMI I HASHTAG-EVE

Ashtu siç përdorni fjalët kyçe për të tërhequr vizitorët në faqen tuaj, hashtag-et janë vendimtare nëse dëshironi të rrisni ekspozimin tuaj në median sociale. Çdo postim i mundshëm duhet të jetë i shoqëruar me hashtag-e. Hashtags ndihmon rritjen e vizitueshmërisë së faqes suaj, sepse kushdo që kërkon fjalën që e keni përdorur, do të shohë postin tuaj. Megjithatë, është e rëndësishme të qëndroni në temë. Ju nuk duhet të komentoni ose të postoni në çdo gjë që është në trend – kjo është shumë e rëndësishme për biznesin tuaj.

 

►ORGANIZIMI I KONKURSEVE

Krijimi i konkurseve në median sociale është një mënyrë fantastike për të rritur audiencën tuaj. Kërkojuni njerëzve të ndjekin faqen, ta pëlqejnë atë  ose të komentojnë në një nga fotot tuaja dhe në këmbim, ata do të jenë pretendentë për të fituar një çmim. Përveç ndjekësve në rritje, kjo është një mënyrë e shkëlqyer për të zgjeruar shtrirjen tuaj, sepse çdo herë që dikush pëlqen apo komenton në postime, pasuesit e tyre do të shohin përmbajtjen e tyre.

 

►ETIKETIMI

Etiketoni faqe të tjera, profile personale dhe vende të ndryshme në postimet tuaja. Kjo rrit mundësinë që njerëzit e tjerë të shohin dhe pëlqejnë postimet tuaja, indirekt faqen tuaj dhe më pas kalojnë te biznesi juaj, duke u konvertuar në klientë.