Shumica e njerëzve shpenzojnë një mal me para në krijimin e një faqeje interneti, pa e kuptuar se nëse nuk punoni në fushën e marketingut, askush nuk do të arrijë ta shikojë faqen tuaj në motorët e kërkimit.

Hapat që duhen ndërmarrë për të kthyer faqen e biznesit tuaj në një nga më të kërkuarat:

► OPTIMIZONI WEBSITE-IN TUAJ

Optimizimi i faqeve të internetit është i domosdoshëm  për përmirësimin e renditjes në motorët e kërkimit. Është një mënyrë e shkëlqyeshme për të rritur cilësinë e faqes suaj, duke e bërë atë më të shpejtë, më lehtë për t’u përdorur dhe më e lehtë për t’u naviguar.

Optimizimi i website-it ofron:

  • Rritja e dukshmërisë së markës
  • Rritjen e trafikut
  • Besueshmërinë e biznesit
  • ROI pozitiv (Return on investment)

►KONTRIBUONI NË LISTIMIN E WEBSITE-IT TUAJ

Listimi i biznesit në krye të motorëve të kërkimit do t’ju ndihmojë në rritjen e performancës  së markës suaj. Promovoni markën tuaj, duke listuar biznesin tuaj në drejtoritë kryesore të listës së biznesit. Drejtoritë e reklamimit online do t’ju ndihmojnë për të fituar besimin dhe besueshmërinë. Procesi mund të kërkojë kohë, por sapo të përfundoni, do t’ju ndihmojë të merrni më shumë trafik në faqen tuaj te internetit. Vetëm sigurohuni që të paraqisni faqen tuaj në të gjitha motorët e mëdhenj të kërkimit , si:

  • Google, Yahoo dhe Bing
  • Rrjetet sociale siç janë: Yelp & Merchant Circle
  • Portalet dhe udhëzuesit si: AOL dhe Citysearch

► KRIJONI RRJETE SOCIALE, SI FACEBOOK, INSTAGRAM, LINKEDIN, TWITTER

Nëse nuk lidheni me klientët tuaj në një platformë sociale, atëherë do të humbisni një pjesë të madhe të biznesit. Nëse tashmë keni një markë, rrjetet sociale janë një mundësi për të zhvilluar më tej markën tuaj, dhe t’i jepni biznesit tuaj një zë unik.  Postoni fotografi, video dhe artikuj për të tërhequr sa më shumë përdorues në faqen tuaj të biznesit. Sigurohuni që të përditësoni faqen tuaj rregullisht, sepse mospërputhja mund të krijojë një përshtypje  jo të duhur ndaj klientëve tuaj.