Epoka e teknologjisë ka vendosur bizneset dhe kompanitë përballë një forme të re përfitimi: ai i Marketingut Dixhital. Marketingu Dixhital operon ndërmjet disa platformave më të rëndësishme, siç janë Mediat Sociale. Për të përfituar audiencën e synuar, duhet të zhvilloni një strategji unike marketingu me anë të rrjeteve sociale.

Dy mediat sociale që ju ndihmojnë të shumëfishoni përfitimet:

►Facebook

Platforma e parë në listë është Facebook, që numëron më shumë se dy miliardë përdorues. Referuar këtyre shifrave, është pamundur të mos arrini audiencën tuaj të synuar. Nuk ka rëndësi nëse jeni një biznes i vogël ose një korporatë, opsionet e reklamimit në Facebook funksionojnë në mënyrë të mahnitshme në të dyja rastet.

 

►Instagram

Edhe pse ka katër herë më pak përdorues sesa Facebook, numri i të dashuruarve pas Instagramit është befasues. Ekszistojnë mbi pesëqind milionë llogari aktive në këtë platformë të mediave sociale. Instagrami është një platformë si asnjë tjetër; gjithçka rreth saj është vizuale e shoqëruar me qindra hashtage.

Pra, çfarë e bën Instagramin kaq të veçantë? Imazhi, padiskutim! Imazhi, vizualiteti shet shumë herë më shumë se sa tekstet e stërngarkuar…  Megjithëse, ajo që diferencon një profil biznesi në rrjetet sociale nga një tjetër është strategjia e marketingut dixhital. Pa një strategji të mirëfilltë marketingu, biznesi juaj nuk do të renditet asnjëherë aty ku synon.