Media Sociale

Marketingu përmes medias sociale është segmenti me rritjen më të shpejtë në fushën e marketingut dixhital, prandaj operimi ndërmjet Strategjisë së Menaxhimit të Medias Sociale është zgjidhja ideale.

 

Strategji menaxhimi për Mediat Sociale

Strategjia e menaxhimit të mediave sociale është udhërrëfyesi i punës sonë të përbashkët me klientin. Me anë të strategjisë efektive ne mundësojmë angazhimin optimal të rrjeteve sociale për klientët tanë, duke përfshirë auditimin e plotë të profileve ekzistuese. Optimizimi i performancës së rrjeteve sociale dhe arritja e audiencës maksimale për secilin rrjet social garanton vendosjen e një linje të përbashkët të të gjitha mjeteve që ofron marketingu dixhital për qëllimin e maksimizimit të angazhimit të klientit dhe promovimit të brand-it të tij.

►  Strategjia e marketingut të  Mediave Sociale përfshin:

  • Monitorimin në kohë reale të Mediave Sociale, si: Facebook, Instagram, Linkedin, Twitter etj.
  • Tërheqjen dhe riadresimin e audiencës së synuar
  • Prezantimin dinjitoz të markës ndërmjet content marketing, të personalizuar me vlerat e produkteve
  • Përmirësimin e performancës së profileve ekzistuese
  • Krijimin e profileve të reja për të gjitha rrjete sociale

 

►  Menaxhimi i Reputacionit (Reputation Management)

Menaxhimi i reputacionit është praktika e përpjekjes për të riformësuar perceptimin dhe opinionin publik rreth markës dhe produkteve/shërbimeve që ajo ofron. Ne monitorojmë hap pas hapi mediat sociale, në mënyrë që të konkretizojmë kërkesat e klientëve në sukses dhe reputacion diferencues.  Analizat tona të detajuara ndihmojnë në adresimin e çdo opinioni ose problematike të lindur te audienca online.

Rritja e ndjekësve në Social Media (Growth Hack)

 

Suksesi i vërtetë i një brand-i është i lidhur me ndjekësit e tij në mediat sociale, prandaj ne kemi krijuar strategjitë më të forta në treg për rritjen e ndjekësve në rrjetet sociale, si: Facebook, Instagram, Linkedin, Twitter etj. Ç’është më e rëndësishmja, pa promovim ekstra.

Praktika jonë e rritjes së ndjekësve në Social Media përfshin:

  1. Rritje deri në +50 ndjekës në ditë në rrjetet sociale
  2. Fushatë të fortë prezantimi të medieve sociale të klientëve tanë
  3. Përfshirjen masive të përdoruesve online të rrjeteve sociale
  4. Teknika menaxhuese të brendshme që mundësojnë angazhimin e audiencës
  5. Analiza të përditësuara për shtimin e ndjekësve. Lexo më shumë