Media sociale është mënyra më efektive për promovimin e biznesit tuaj.  Ekspertët e medias sociale mund të rrisin në mënyrë progresive ecurinë e biznesit tuaj duke shtuar numrin e ndjekësve të tyre.

Hapat për rritjen e ndjekësve të Medias Sociale:

► TË KUPTUARIT E AUDIENCËS

Gjëja e parë që duhet të identifikoni është audienca juaj e synuar. Faktorët më të rëndësishëm që duhen marrë parasysh janë:

Demografia:  mosha dhe gjinia e ndjekësve që synoni për biznesin tuaj

Formimi:  Përputhja e formimit të ndjekësve me profilin e biznesit tuaj

Gjeografia:  Përfshirja e ndjekësve më të favorshëm gjeografikisht

Gjeni klientët tuaj: Që të arrini ndjekjen tuaj ideale, së pari ju duhet të studioni ndjekësit që synoni. P.sh.: A kanë ata tendencë për të përdorur më shumë Facebook-un apo Instagram-in? Çfarë kërkojnë  më së shumti në internet? Ku dëshirojnë të shkojnë kur nuk janë në internet?

Kuptoni sjelljen e tyre blerëse:  A bëjnë blerje impulse? A kërkojnë referime? Ku e bëjnë hulumtimin e tyre për produktet / shërbimet? A blejnë në internet? Janë më të tërhequr për blerje nëse produkti përfshihet në  një ofertë speciale?

Bisedoni me klientët ekzistues: Si e gjetën kompaninë tuaj? Çfarë i bëri ata të zgjedhin ty? Pse qëndrojnë besnikë ndaj jush?

Gjithashtu ia vlen të kaloni kohë duke analizuar se çfarë po bëjnë konkurruesit tuaj në mediat sociale. Kush i ndjek ata? Çfarë postimesh bëjnë? Cili nga postimet  e tyre ka nivele të larta pëlqimesh e cili jo.

►KRIJIMI I PËRMBAJTJEVE TË VLEFSHME (CONTENT MARKETING)

Sipas statistikave, 77% e konsumatorëve blejnë produkte ose shërbime online, dhe mbi 66% prej tyre thonë se i referohen mediave sociale kur bëjnë blerjeje. Kjo do të thotë se, duke postuar artikuj me materiale interesante dhe të angazhuara, biznesi juaj rritet në mënyrë të pabesueshme.

►ANGAZHIMI MAKSIMAL

Angazhimi dhe përkushtimi në Mediat Sociale pasqyrohet te ndjekësit e tyre. Kur dikush reagon ndaj postimit tuaj, me komente ose mesazhe private, meriton përkushtim maksimal për kthimin e përgjigjes.

►PËRDORIMI I HASHTAG-EVE

Ashtu siç përdorni fjalët kyçe për të tërhequr vizitorët në faqen tuaj, hashtag-et janë vendimtare nëse dëshironi të rrisni ekspozimin tuaj në mediat sociale. Çdo postim i mundshëm duhet të jetë i shoqëruar me hashtag-e. Hashtags ndihmon rritjen e vizitueshmërisë së faqes suaj, sepse kushdo që kërkon fjalën që e keni përdorur, do të shohë postin tuaj.

►ORGANIZIMI I KONKURSEVE

Krijimi i konkurseve në mediat sociale është një mënyrë fantastike për të rritur audiencën tuaj. Kërkojuni njerëzve të ndjekin faqen, ta pëlqejnë atë  ose të komentojnë në një nga fotot tuaja dhe në këmbim, ata do të jenë pretendentë për të fituar një çmim.

►ETIKETIMI

Etiketoni faqe të tjera, profile personale dhe vende të ndryshme në postimet tuaja. Kjo rrit mundësinë që njerëzit e tjerë të shohin dhe pëlqejnë postimet tuaja, indirekt faqen tuaj dhe më pas kalojnë te biznesi juaj, duke u konvertuar në klientë.