Facebook është faqja e dytë më popullore në internet. Është komuniteti më i madh i social mediave  dhe njëkohësisht, vendi i përsosur për të promovuar biznesin tuaj. Megjithatë, ka ende shumë biznese që nuk janë në dijeni të avantazheve të lidhjes me audiencën e tyre lokale në Facebook.

Le t’ju ndihmojmë me disa këshilla për të rritur shikueshmërinë e biznesit tuaj në Facebook.

►PREZANTONI BIZNESIN TUAJ

Mediat sociale janë të thjeshta dhe sociale. Çdo gjë që postohet në Facebook duhet të portretizojë synimin dhe objektivin e kompanisë suaj. Filloni të postoni rregullisht përmbajtje relevante në faqen e facebook-ut të biznesit tuaj tuaj.

►PËRDORNI HASHTAGS “#”

Hashtag-u është mënyra më e lehtë që kërkuesit të gjejnë informacione relevante për një temë specifike. Ata kanë fuqinë për ta kthyer fjalën ose frazën tuaj në një lidhje të klikueshme. Thjesht krijoni hashtag-un e biznesit tuaj,  dhe klientët do t’ju gjejnë në kohë rekord. Inkurajoni të tjerët që ta ndajnë atë, gjithashtu.

►SHPËRNDANI POSTIMIN NË KOHËN E DUHUR

Postimi i përditësimeve tuaja në kohën e duhur do t’ju ndihmojë të krijoni më shumë trafik në faqen tuaj. Pra, planifikoni postimet tuaja:

Dita më e favorshme për postimin në Facebook është e enjtja dhe e premtja,  koha ideale janë oraret e mëngjesit (6:00-8:00) drekës ( 12:00-13:00) dhe pas përfundimit të orareve të punës, kryesisht pas orës 17:00.

►PËRGJIGJUJINI KOMENTEVE DHE MESAZHEVE

Nëse keni një koment të vetëm ose 100 në postimin tuaj, sigurohuni që t’i përgjigjeni të gjithëve. Nëse duke i përgjigje çdo komenti, mund t’ju harxhojë shumë, prandaj përdorni dhe like për t’i bërë të ndihen të vlerësuar komentuesit tuaj. Sms-të duhen kthyer me patjetër!