Strategjia e Social Media përcakton se si një biznes duhet të shfrytëzojë median sociale për të arritur qëllimet dhe objektivat kryesore, shoqëruar me mjetet që përdoren për të mundësuar këto arritje.

Pa një strategji të qartë të Medias Sociale, biznesi i kohës së teknologjisë e ka të vështirë konkurrimin në treg dhe arritjen e qëllimeve!

3 Arsyet kryesore se përse Strategjia e Medias Sociale duhet të udhëheqë biznesin tuaj:

  1. Është Epoka e rrjeteve sociale

Periudha e gjenerimit të biznesit tuaj mund të konsiderohet si Epoka e Artë e teknologjisë, prandaj ndërmjet strategjisë së medias sociale  ju “thithni” klientët e dëshiruar.

  1. Mbi 75% e blerësve në mbarë botën ndikohen nga media sociale

Përdoruesit e medias sociale, mbi 75% prej tyre, përdorin platformat sociale për të realizuar blerjet e dëshiruara, por në mungesë të një strategjie të fortë,  klienti/blerësi online është i humbur.

  1. Mungesa e strategjisë i jep përparësi konkurrentëve

Në ditët e sotme është e pazakontë të përballesh me një biznes pa strategji të medias online. Pushteti mbi konkurrentët lidhet  drejtpërdrejt me përzgjedhjen e strategjisë më të fortë e më efektive.