Web Design

Faqet e web-it, të dizajnuara nga Biznesi Online, sigurojnë trafik konkurues dhe normat më të larta të konvertimeve të vizitorëve.

Marketing nëpërmjet internetit

Ndërmjet shërbimeve inovative, ne rrisim vizitueshmërinë e biznesit tuaj, me anë të SEO, PPC, ndërtimit të referencave, menaxhimit të reputacionit online dhe përfaqësimit të dëshiruar të biznesit tuaj në tregjet e synuara.

WEB DESIGN

Tërheqja e një numri të konsiderueshëm vizitorësh në faqen tuaj të web-it është vetëm faza e parë e një procesi me dy faza. Nëse faqja juaj nuk është dizajnuar për konvertim maksimal, atëherë  investimi juaj për tërheqjen e këtyre vizitoreve është shkrumbuar.

Të gjitha faqet që ne dizajnojmë dhe krijojmë, paraqesin: trafik të lartë në web, norma shume të larta konvertimi në vizitorë dhe, më e rëndësishmja, rikthim maksimal të investimeve tuaja.

Ekzistojnë shumë faktorë, të cilët mundësojnë dallimin midis një faqeje të mirë interneti dhe të një faqeje, të cilën vizitoret e shohin një herë dhe nuk kthehen më. Planet komplekse dhe që bien lehtësisht në sy, fillimisht, mund të duken një ide e mirë, por rezultojnë krejtësisht të paefektshme n.q.s vizitorët e faqes suaj nuk mund të gjejnë atë që kërkojnë, në mënyrë të shpejtë dhe të lehtë.

Në të njëjtën mënyrë, një faqe me tekst të pafundëm dhe me shume pak interaktivitet, nuk i tërheq vizitorët që të qëndrojnë mjaftueshëm në faqen tuaj, për të mësuar atë çfarë ofron biznesi.

Ne e kuptojmë rëndësinë e një projektimi të një faqeje web-i strategjikisht të balancuar. Faqet, që ne ndërtojmë, fillojnë si një plan i paramenduar. Në planin e projektimit të faqes janë të përfshirë dhe drejtuesit përkatës, të cilët lejojnë krejt lehtësisht vizitoret që të arrijnë pikat e tyre të interesit.

Tregohet kujdes i veçante, i vazhdueshëm që elementët, ngjyrat dhe grafiket e faqeve tuaja të punojnë bashkë për të mundësuar një eksperiencë të këndshme për klientët tuaj, ndërkohë që projektoni një imazh profesional për biznesin tuaj.

PROJEKT–KONCEPTI

Në fillim të fazës së projektimit, ne do të paraqesim idetë tona fillestare për ju, si një draft unik koncepti. Ky Projekt-Koncept do të bazohet në disa udhëzime fillestare krijuese dhe në materialet mbështetëse, që mund të keni furnizuar. Ai do të përshkruajë pamjen vizuale dhe të ndjeshme të internetit dhe do të tregojë një draftskemë me ngjyrat dhe grafikat, të cilët do të përdoren. Ju, klientët tanë, do të jeni plotësisht të përfshirë në zhvillimin e projekt-konceptit dhe, modifikimet do të bëhen bazuar në udhëzimet tuaja. Faqja e duhur e internetit nuk do të ndërtohet, derisa ju të jeni plotësisht të kënaqur me konceptin e projektit.

Ne mundësojmë:

 

  • Krijimin e website-ve të personalizuar sipas kërkesave të klientëve
  • Rikrijim dhe përmirësim të website-it ekzistues
  • Dizajnim sipas teknologjisë më të fundit, për konvertim maksimal
  • Përmbajtje unike, kreative (content marketing)
  • Tërheqjen e një numri të konsiderueshëm vizitorësh në faqen e web-it

Teknologjia dhe zhvillimi

Ne zhvillojmë dhe ndërtojmë faqe web-i, duke bërë pjesë të saj platformat më të përdorura CMS: DotNetNuke, Joomla, WordPress dhe Magento.